Video

Gjobë 2 mln €! Bosi i Call Centrave merret peng në mes të Tiranës

Më pas i kanë kërkuar “500 mijë euro” ku e kanë liruar që ky të shkonte të merrte paratë.

F.I
Gjobë 2 mln €! Bosi i Call Centrave merret peng në mes të
Hysen Neza, Florian Sula dhe Kevin Neza

TIRANË-Një rast rrëmbimi është regjistruar mesditën e 31 marsit në Tiranë. Dy vëllezërit Jurgen e Kevin Neza dhe djali i xhaxhit i tyre, Hysen Neza kanë marrë peng 32-vjeçarin Florian Sula, me qëllim zhvatjen e parave. Sula njihet edhe si bos call centrash, i skeduar për mashtrim me pasoja të rënda, grup kriminal dhe pastrim parash në ndërtim, pjesë e grupit të Amant Josifit. Ditën e ngjarjes, 32-vjeçari ndodhej duke pirë kafe pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, kur tre autorët i janë afruar sapo është larguar nga lokali. Pengmarrësit i janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe e kanë detyruar të hipte në automjet dhe më pas e kanë çuar në ambientet e një magazine në Xhafzotaj. Fillimisht i kanë kërkuar 2 milion euro, por pasi 32-vjeçari ka kundërshtuar ata e kanë dhunuar dhe më pas i kanë kërkuar 1 milion euro, por sërish i riu ka thënë se nuk ka aq para. Më pas i kanë kërkuar “500 mijë euro” ku e kanë liruar që ky të shkonte të merrte paratë. Pas lirimit, biznesmeni 32-vjeçar i është drejtuar policisë. Në pranga janë vendosur Hysen dhe Kevin Neza, ndërsa vëllai i këtij të fundit Jurgen Neza është shpallur në kërkim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB