Video

Gjykata Kushtetuese "pro" Qynos, gazetari fiton betejën me SPAK

SPAK e akuzoi gazetarin për nxjerrje të sekretit hetimor pasi Qyno publikoi komunikimet e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, biseda të dala nga SkyECC.

F.m
Gjykata Kushtetuese "pro" Qynos, gazetari fiton betejën me SPAK
Gazetari Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka fituar betejën me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Gjykatën Kushtetuese. Me një vendim unanim, Kushtetuesja vendosi shfuqizimin e vendimeve të Gjykatave për sekuestrimin e materialeve, pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal.

SPAK e akuzoi gazetarin për nxjerrje të sekretit hetimor pasi Qyno publikoi komunikimet e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, biseda të dala nga SkyECC. Tashmë materialet që u sekuestruan do të asgjësohen dhe nuk do të përdoren më si provë në proceset gjyqësore ndaj gazetarit. Në vendimin e Kushtetueses thuhet se ndërhyrja në të dhënat kompjuterike të gazetarit përbën një ndërhyrje disproporcionale në të drejtën kushtetuese të shprehjes, e garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Qyno, e cilësoi këtë vendim pozitiv, teksa u shpreh se këtë betejë nuk e bëri vetëm për veten, por një kauzë që të tilla gjëra të mos ndodhin më me gazetarë që "rrëmbehen" në mes të rrugës.

Poll

MOS HUMB