TIRANË-Agjencia e Prokurimeve ka publikuar zyrtarisht anulimin e tenderit për ofrimin e shërbimit të hemodializës në 5 qendra spitalore në vend, në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. Fitues i këtij tenderi ishte shpallur kompania suedeze 'Diaverum AB', me një ofertë prej 4 440 664 800 lekësh pa TVSH. Megjithatë, procedura është anuluar, ku sipas të dhënave të publikuara në sistemin Open Data të Agjencisë së Prokurimit Publik, shkak për anulimin është bërë konstatimi i “gabimeve ose mangësive të rëndësishme në dokumentet e tenderit”. Tenderi, me fond limit 4.59 miliardë lekë, ishte shpallur më 17 gusht 2026, me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar, teksa në garë ishte vetëm një kompani, e cila u shpall fituese më 10 shtator 2026. Mbeten të paqarta se cilat janë gabimet e rëndësishme që mund të jenë gjetur dhe që u bënë shkak për anulimin e tenderit, ndërsa anulimi vjen në nisje të drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga ministrja e re Klodana Spahiu.
/ZËRI