
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka rifituar lirinë. Vendimi është marrë Gjykata e Apelit, në të cilin arsyetohet se Gjici ka lënë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-kryebashkiaut i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj burg dhe Apeli i Tiranës vendosi që Gjici ta vuajë në shtëpi. Avokati i ish-kryebashkiakut pretendon se Gjici vuan nga një zmadhin i aortës dhe diabet i formës së rënduar.
Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku ka vuajtur edhe më herët nga këto sëmundje, por gjendja psikologjike ia ka rënduar simptomat. Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në dy vite. Safet Gjici u vu në pranga pas video-skandalit seksual në zyrën e tij./ZËRI