Video

Masakra e Shkodrës! Dëshmon Mustafa Lici

Pista kryesore në të cilën po heton prokuroria është ajo e larjeve të hesapeve, ndërsa vrasja dyshohet të jetë porositur nga një grup krimina

F.I
Masakra e Shkodrës! Dëshmon Mustafa Lici
foto ilustruese

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa shënjestër dyshohet se ishte Erogen Vaso (Brajoviç), i cili mbeti i plagosur së bashku me kamarieren 25-vjeçare. Pista kryesore në të cilën po heton prokuroria është ajo e larjeve të hesapeve, ndërsa vrasja dyshohet të jetë porositur nga një grup kriminal. Pas vrasjes, hetuesit morën në pyetje Mustafa Licin, i cili pohoi se banesa në Kiras, ku u gjetën armë dhe municione ka qenë e motrës së tij, por ajo ndodhet jashtë vendit, dhe e kishte dhënë me qera. Sipas Licit, ai disponon dhe një kontratë për dhënien e kësaj banese me qera, dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje me autorin e vrasjes së dyfishtë. Në lidhje me ngjarjen në kërkim është shpallur Barush Bregu, i njohur si krahu i djathtë i Ibrahim Licit dhe një 17-vjeçar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB