Video

Momente të vështira me zjarrin në Daias! Zjarrëfikësi paralajmëron kolegun nga flakët: “O Sokol hipi makinës dhe ik”

Mësohet se përveç zjarrëfikësit, në rrezik ishin edhe 2 automjete të forcave zjarrfikëse, që ishin stacionuar shumë pranë zjarrit.

l.k
Momente të vështira me zjarrin në Daias! Zjarrëfikësi
pamje nga vendngjarja

TIRANË- “O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol”, kështu i është drejtuar një zjarrfikës kolegut të tij, i cili po luftonte me flakët masive në Daias të Tiranës.

Situata në këtë zonë ka ardhur duke u përkeqësuar për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar seriozisht dhe jetën e zjarrëfikësve që po përballen me flakët e mëdha. Mësohet se përveç zjarrëfikësit, në rrezik ishin edhe 2 automjete të forcave zjarrfikëse, që ishin stacionuar shumë pranë zjarrit.

Në terren janë angazhuar edhe dy helikopter, një Coguar dhe Black Haëk, të cilët po punojnë nga ajri për shuarjen e zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB