Politikë

VIDEO/ Festë mes humbjes, kandidati i PD-së surprizon të bijën për ditëlindje

Vetë Maliqi është parë të futet në KZAZ me një buqetë me lule në duar për të surprizuar të bijë. Të dy kanë bërë foto gjithashtu.

F.m
VIDEO/ Festë mes humbjes, kandidati i PD-së surprizon të
Lefter Maliqi dhe vajza e tij

BERAT- Në Partinë Demokratike në Berat, ka festë edhe pse qarku është i humbur në këto zgjedhje për ta. Sot feston ditëlindjen vajza e kandidatit për deputet të koalicionit Partia Demokratile Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Lefter Maliqi. Vetë Maliqi është parë të futet në KZAZ me një buqetë me lule në duar për të surprizuar të bijë. Të dy kanë bërë foto gjithashtu.

Numërimi në Berat ka përfunduar në të gjitha 275 qendrat e votimit në Berat. Fituese është shpallur Partia Socialiste, e cila ka siguruar 5 mandate. PS mori 38,860 vota ose 58.1%, duke shënuar një rritje prej 2.2% nga rezultati i vitit 2021 kur kishte marrë 56%. Partia Demokratike është renditur e dyta me 19,884 vota ose 29.8%, duke marrë vetëm dy mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ka siguruar vendin e tretë me 4,831 vota ose 7.2%, ndërsa partitë e tjera nuk kanë marrë asnjë deputet në këtë Qark.

Poll

MOS HUMB