Video

Vrasja e 'Qotit'! Në lojë 'Sinaloa', kartelet synojnë portin e ri

Ngjarja dyshohet se ka lidhje të mundshme me kartelin meksikan të Sinaloas, që janë aleatë të njohur në trafikun ndërkombëtar të drogës

F.I
Vrasja e 'Qotit'! Në lojë 'Sinaloa', kartelet
Artur Tushi

TIRANË-Artur Tushi, me origjinë nga Lezha dhe me pasaportë ekuadoriane, u vra më 5 tetor 2025 në Medellin, Kolumbi. ‘Qoti’ u qëllua 11 herë nga një person me motor, i identifikuar si një vrasës me pagesë. Autori u arrestua pak minuta pas atentatit dhe është aktualisht nën hetim. Sipas mediave kolumbiane, kjo ngjarje lidhet me një luftë për kontrollin e një porti të ri në zonën e Urabá, që pritet të jetë një pikë strategjike për trafikun e drogës drejt Europës. Në këtë konflikt janë përfshirë grupe të fuqishme kriminale ndërkombëtare. Tushi mund të ketë qenë përfaqësues i një grupi shqiptar me interesa në këtë port. Ngjarja dyshohet se ka lidhje të mundshme me kartelin meksikan të Sinaloas, që janë aleatë të njohur në trafikun ndërkombëtar të drogës. Viktima kishte precedentë penalë në Shqipëri, Itali, Ekuador dhe Spanjë dhe dyshohet se ka pasur rol në rrjete të trafikut të kokainës në Amerikën Latine. Policia po heton nëse Tushi ka qenë pjesë e një konflikti mes mafias shqiptare dhe grupeve të tjera për kontrollin e rrugëve të trafikut nga Kolumbia në Evropë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB