TIRANË-Dy ministre belge, ajo e drejtësisë dhe ministrja e Azilit dhe Migracionit kanë ardhur në Shqipëri për një mision diplomatik 3-ditor. Gjatë vizitës, ministret do t’i kërkojnë Shqipërisë të pranojë kthimin e shtetasve të saj që aktualisht mbahen në burgjet belge. Aktualisht, në burgjet e Belgjikës ndodhen 307 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 253 nuk kanë të drejtë qëndrimi në vend. Misioni do të përfshijë gjithashtu diskutime për një letër qëllimi në lidhje me ndarjen e pasurive, që do të lejonte që një pjesë e të ardhurave kriminale të sekuestruara në Shqipëri, si rezultat i hetimeve të udhëhequra nga Belgjika të kthehen në thesarin belg.
/ZËRI