Video

Zbardhet grabitja e 200 mijë eurove në Ish-Bllok

Taksisti kishte marrë paratë nga një pikë këmbimi valutor dhe në momentin që ka parkuar pranë një banke të nivelit të dytë në Ish-Bllok, ku dhe do t’i depozitonte paratë, dy prej autorëve i janë afruar me motor, kanë thyer xhamin e pasmë të makinës, kanë marrë paratë dhe janë larguar.

F.m
Zbardhet grabitja e 200 mijë eurove në Ish-Bllok
Foto Ilustruese

TIRANË- Katër gjeorgjianë rezultojnë të jenë autorët e grabitjes së 200 mijë eurove, ngjarje e ndodhur në Ish-Bllok më 4 tetor. Levan Kiria, 30 vjeç, Tengiz Natchkebia, 36 vjeç, Noshrevani Kutalia, 30 vjeç, Yousuf Bozkurt, 31 vjeç, të katërt shtetas gjeorgjianë, janë shpallur në kërkim, ndërkohë që autoritetet kanë sekuestruar një motor me të cilin kryen grabitjen nga një taksist. Taksisti kishte marrë paratë nga një pikë këmbimi valutor dhe në momentin që ka parkuar pranë një banke të nivelit të dytë në Ish-Bllok, ku dhe do t’i depozitonte paratë, dy prej autorëve i janë afruar me motor, kanë thyer xhamin e pasmë të makinës, kanë marrë paratë dhe janë larguar. Dy bashkëpunëtorët e tjerë po i prisnin me makinë te stadiumi Dinamo. Policia ka dyshime se pjesë e grupit të gjeorgjianëve mund të jenë edhe persona të tjerë që kanë pasur informacion për transportimin e parave.

Poll

MOS HUMB