Video

Zhgënjimet e Primareve të Partisë Demokratike

Sorina Koti dhe Orjela Nebijaj janë dy emrat e tjerë që nuk arritën të kalonin as pragun minimal, duke u skualifikuar automatikisht nga kandidimi më 11 Maj.

F.m
Zhgënjimet e Primareve të Partisë Demokratike
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Primaret e Partisë Demokratike na zbuluan se lista e kandidatëve për deputetë të selisë blu do të vijojë të mbetet e njëjta, me përjashtime të vogla. Nga rezultatet e votimeve, përveç kryesuesve që ishin Bledion Nallbati nga burrat dhe Jorida Tabaku nga gratë, lista duket se përmban edhe ‘zhgënjime’. Ish-prokurori Arjan Ndoja që garoi në Durrës ka marrë vetëm 159 vota, por e ka kaluar pragun për të qenë kandidat në listë të hapur. Ndërsa zëdhënësja e kryedemokratit Sali Berisha, Floriana Garo nuk arriti të merrte mbështetjen e bazës. Ajo ka siguruar vetëm 32 vota, duke humbur shansin për të hyrë në listën e PD-së për të zënë një vend në Parlamentin e Shqipërisë. Në Dibër, Xhemal Gjunkshi dhe deputeti Kreshnik Çollaku, të cilët vetëm së fundmi iu bashkuan Berishës, nuk ia kanë dalë të kapin një vend as në listë të hapur. Deputeti i Tropojës Isuf Çela gjithashtu ka mbetur jashtë liste. Sorina Koti dhe Orjela Nebijaj janë dy emrat e tjerë që nuk arritën të kalonin as pragun minimal, duke u skualifikuar automatikisht nga kandidimi më 11 Maj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB