Video

15-vjeçarja i përplas kokën në trotuar një vajze

Prokurori i rrethit në Misuri, ku ndodhi ngjarja, kërkon që 15-vjeçarja të gjykohet si e rritur.

k.m.
15-vjeçarja i përplas kokën në trotuar një vajze
Pamje nga sherri

SHBA- Rrahja brutale e një vajze 15-vjeçare, të cilës i përplasën kokën në trotuar më shumë se një herë gjatë një sherri ka shkaktuar tronditje në Misuri të SHBA-ve. Viktima e sulmit brutal të së premtes së kaluar po lufton për të qëndruar gjallë. Ajo ndodhet në gjendje kritike në spital pasi ka pësuar lëndime në tru.

Siç shihet edhe në video, viktima ka filluar të dridhet pasi i kanë përplasur kokën disa herë në rrugë.

KUJDES PAMJE TË RËNDA: 


Pas publikimit të videos së rrahjes së ndodhur pranë gjimnazit të Misurit, avokati i shtetit kërkoi që 15-vjeçarja i arrestuar të gjykohej si i rritur.

“Ky akt i egër pa respekt për jetën njerëzore nuk ka vend në Misuri apo askund. Unë jam duke u lutur për viktimën. Kriminelja duhet të trajtohet si e rritur. Nëse viktima vdes, akuza duhet të jetë vrasje nga pakujdesia,”- i shkroi X-it prokurori Andreë Bailey./ZËRI

Poll

MOS HUMB