Video

Banorët e Gërmadhës pa ujë, shikoni si mbushin bidonat si në mesjetë

Banori shprehet se çdo ditë detyrohet të mbushë ujë me bidonë në lagjet e tjera të Tiranës për të plotësuar nevojat e familjes së tij.

l.k

Banorët e Gërmadhës pa ujë, shikoni si mbushin bidonat si

TIRANË- Ndodhemi në lagjen “Gërmadhë”, në fshatin Ferraj të Njësisë Administrative Dajt, vetëm pak kilometra larg qendrës së Tiranës.

Një kryefamiljar, që jeton me 12 anëtarë në një shtëpi, përfshirë pesë fëmijë, tregon se prej më shumë se 5 vitesh po përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Banori shprehet se çdo ditë detyrohet të mbushë ujë me bidonë në lagjet e tjera të Tiranës për të plotësuar nevojat e familjes së tij.
Ne sot iu përgjigjëm thirrjes së tij për të ardhur dhe për të parë sesi ai shkon çdo ditë për të mbushur ujë.

Por çfarë ka ndodhur?

Historia ka nisur që disa vite më parë, kur kjo lagje nisi të banohej dhe një prej tyre ishte edhe Hamiti, i cili ndërtoi shtëpinë e tij këtu.



Njësoj si banorët e tjerë të cilët nuk kishin asnjë mundësi për të marrë ujë përmes Ujësjellësit, vendosi të hapte një pus, përmes të cilit përmbushte nevojat me ujë deri në vitin 2019. Me tërmetin tragjik të 26 nëntorit, pusi u shkatërrua dhe që prej asaj dite, Hamiti endet nëpër zonë për të mbushur ujin e ditës. Na ndiqni!/ ZËRI

Poll

MOS HUMB