TIRANË- Në shtator pritet të ketë zhvillime të forta brenda Partisë Demokratike, pasi afrohet përfundimi i mandatit të Sali Berishës si kryetar. Disa figura brenda partisë kërkojnë largimin e tij dhe hapjen e garës për kryetar, por Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje. Ndërkohë, janë shfaqur lëvizje të reja brenda partisë dhe kërkesa për riformatim të thellë. Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja kërkoi një riformatim të thellë të partisë, nga baza deri në kryesi. Po ashtu ish-deputeti Ferdinand Xhaferri raportoi se një grup demokratësh kanë organizuar një lëvizje kundër Berishës. Edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi u shpreh se nëse Berisha vendos të hapë garën për kryetar, do të jetë një prej kandidatëve. Në lidhje me qëndrimin në Parlamentin e ri, Berisha nuk ka përjashtuar asnjë skenar, nga bojkoti deri te protestat ekstreme. Shtatori pritet të vendosë gjithçka!
/ZËRI