
SHBA - Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka luajtur me kitarë dhe këndoi një nga këngët e tij të preferuara “Hoochie Coochie Man”.
Këtë Blinken mendohet se e ka bërë si pjesë e një iniciative mbarëbotërore për të çuar muzikën drejt një mjeti diplomatik për të promovuar paqen dhe demokracinë.
Iniciative Globale e Diplomacisë Muzikore synon që të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Blinken mori në dorë kitarën elektrike dhe ia dha këngës për pjesëmarrësit tek Departamenti i Shtetit.
“Nuk mund të humbisja mundësinë e sotme për të kombinuar muzikën dhe diplomacinë. Ishte një kënaqësi për të promovuar Nismën e re të Diplomacisë Muzikore Globale të Departamentit të Shtetit”, shkroi Blinken në rrjetin social X./Zëri.ai/
I couldn’t pass up tonight’s opportunity to combine music and diplomacy. Was a pleasure to launch @StateDept’s new Global Music Diplomacy Initiative. pic.twitter.com/6MUfTXO9xK
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) September 28, 2023