Video

Dështon atentati ndaj Agron Pukës

Të shtënat bënë që të pezullohej mësimi në shkollën 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nxënësit dhe mësuesit u bënë dëshmitarë të atentatit që iu rrezikoi jetën.

F.m
Dështon atentati ndaj Agron Pukës
Makina e Agron Pukës

LEZHË- Agron Puka, 54 vjeç i ka mbijetuar një atentati mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës. Puka dërgoi fëmijët e tij në shkollë me një mjet tip “Audi”, por sapo të vegjlit zbritën nga makina, u përball me një breshëri plumbash. Autorët kanë qenë 4 persona të maskuar, 3 prej tyre kanë zbritur nga makina dhe kanë hapur zjarr në drejtim të 54-vjeçarit. Të shtënat bënë që të pezullohej mësimi në shkollën 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nxënësit dhe mësuesit u bënë dëshmitarë të atentatit që iu rrezikoi jetën. Puka është dërguar në spital dhe paraprakisht raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Agron Puka nuk raportohet të ketë precedent të mëparshëm penal, por dy ditë më parë ishte përfshirë në një konflikt me sende të forta. Kjo është dhe pista kryesore e hetimit.

 

Poll

MOS HUMB