Video

Djali dhunon për vdekje nënën në Kavajë

Djali dhunoi nënën derisa i mori jetën

E.K
Djali dhunon për vdekje nënën në Kavajë
Foto ilustruese

KAVAJË- Policia në Kavajë ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku një 75-vjeçare humbi jetën.

Fillimisht ngjarja ishte raportuar si vdekje natyrale, por pas hetimeve të thelluara, rezultoi se e moshuara ka ndërruar jetë, pas dhunës fizike të ushtruar nga djali 35-vjeçar Ndriçim Sokoli, që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga hetimet e thelluara që janë zhvilluar, u arrit në përfundimin se 75-vjeçarja kishte brinjë të thyera, por edhe dëmtime të tjera, për shkak të goditjeve.

Mbetet e paqartë nëse familjarët e tjerë kanë qenë në dijeni të dhunimit për vdekje të së moshuarës.

 

Poll

MOS HUMB