Video

DRITË-HIJET e përjashtimit të tre 'aseve' të Kosovës

Vetë Edon Zhegrova i ka cilësuar lajmet si të pavërteta, por nuk ka sqaruar asgjë më tepër. Më pas, ai ka fshirë postimin për Kosovën, në të cilin shkruante se do të ktheheshin më të fortë pas humbjes me Rumaninë si dhe i ka bërë "unfollow" faqes zyrtare të FFK-së.

F.m
DRITË-HIJET e përjashtimit të tre 'aseve' të
Futbollistët

KOSOVË- Një humbje me rezultatin 0-3 duket se ka qenë më e thjeshtë për t'u kaluar nën ritmet e muzikës në diskotekë, por u ka kushtuar shumë 3 futbollistëve të Kosovës. Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur të përjashtojë nga grumbullimi për Ligën e Kombëve asin e Kombëtares, Edon Zhegrovën, Florent Muslijen dhe portierin Arijanet Muriç. Të tre akuzohen për “thyerje të rregullores disiplinore”. Pas humbjes me Rumaninë, ata u panë në një klub nate në kryeqytet. Madje njëri prej tyre, tentoi që të fuste edhe vajza në hotel, gjë që është e ndaluar. Vetë Edon Zhegrova i ka cilësuar lajmet si të pavërteta, por nuk ka sqaruar asgjë më tepër. Më pas, ai ka fshirë postimin për Kosovën, në të cilin shkruante se do të ktheheshin më të fortë pas humbjes me Rumaninë si dhe i ka bërë "unfollow" faqes zyrtare të FFK-së. Edhe portieri Muriç i ka mohuar akuzat se kishte dalë për t'u argëtuar në klube të natës. Ky i fundit ka qenë i pezulluar edhe më parë nga FFK-ja, pasi kishte pretendimet se kishte shkuar i dehur në stërvitje. Ndryshe nga Zhegrova dhe Muriç, Florent Muslija ka zgjedhur që të heshtë.

Poll

MOS HUMB