TIRANË-'Durana Tech Park', një entitet 100 përqind publik, me aksioner Korporata e Investimeve Shqiptare, aktiviteti i të cilit lidhet me teknologjinë, robotikën dhe Inteligjencën Artificiale, operon vetën virtualisht. Përpos raportimeve për një hetim të nisur nga SPAK, në lidhje me parkun e teknologjisë dhe lidhjet e saj me AKSHI, drejtoresha Florenca Haxhi ka publikuar një video në rrjetet sociale me qëllim sqarimin e çdo paqartësie lidhur me mënyrën e operimit të parkut. Duke i qëndruar deklaratës së Haxhias, ZËRI verifikoi VKM nr.73 dhe nr.185, ku sipas dokumentit në asnjë paragraf nuk përmendet se ky park do të operonte virtualisht, por theksohet vendndodhja dhe sipërfaqja e parkut si objekt fizik, më konkretisht, në Xhafzotaj të Durrësit. Ndërkohë në projektin që ekziston vetëm në letra dhe virtualisht janë regjistruar fiktivisht rreth 50 kompani. Mes tyre janë kompanitë e dy biznesmenëve të dosjes së AKSHI-t, Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, në kërkim nga SPAK. Teksa operimi ka nisur virtualisht, mbetet për t'u parë nëse do të ketë një ambjent fizik të kompanisë.
/ZËRI