Video

Arratiset nga qelia Altin Ndoci, i akuzuari për vrasje qëlloi policin dhe iku me 'AUDI'

Ndoci ishte dërguar në infektivin e spitalit pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij. 

zh.ll
Arratiset nga qelia Altin Ndoci, i akuzuari për vrasje qëlloi policin
Altin Ndoci

DURRËS-Altin Ndoci, një personazh i njohur i botës së krimit, është arratisur këtë të martë nga shërbimet e Burgut të Durrësit, teksa ndodhej i shtruar në pavijonin e infektivit. Siç bëri me dije vetë Drejtoria e Burgjeve në një njoftim paraprak për mediat, Ndoci ishte dërguar në infektivin e spitalit pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Dyshimet paraprake janë se i burgosuri të jetë larguar drejt zonës së Spitallës me një makinë tip "Audi" të bardhë që po e priste në parkingun e ndodhur pas spitalit. Altin Ndoci është një emër i njohur në botën e krimit dhe hetohet nga SPAK me disa akuza, për vrasje dhe grup kriminal. Ndoci ndodhej në qelinë e burgut të Durrësit pas operacionit të Prokurorisë së Posaçme, “Plumbi i Artë”. Ai u arrestua në vitin 2020 i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill në Durrës, dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, më 2 mars, po në Durrës. Në prill 2024, gjykata e shpalli të pafajshëm, megjithatë, ai nuk u lirua nga burgu, pasi kundër tij ka akuza të tjera aktive nga SPAK për vepra të tjera penale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB