Video

Erdgys Arrazi shpërthen në lot gjatë seancës gjyqësore

Vetë Erdgys Arrazi shpërtheu në lot dhe u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa tregoi se ende nuk ka shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë.

F.m
Erdgys Arrazi shpërthen në lot gjatë seancës gjyqësore
Erdgys dhe Alma Arrazi

TIRANË- Erdgys Arrazi është lënë sërish në burg, si i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët. Të pranishëm në sallë ishin edhe familjarë të tij. Avokati paraqiti dokumentet, që sipas tij tregojnë se Alma Arrazi vuante nga depresioni dhe se vrasje-vetëvrasjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike. Vetë Erdgys Arrazi shpërtheu në lot dhe u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa tregoi se ende nuk ka shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë.

“Ju lutem shikoni gjendjen time! S’kam vajt hala te varri i fëmijëve. Çfarë kam bërë që më mbani në burg, të paktën të di çfarë kam bërë,"- tha Erdgysi Arrazi. 

 

Poll

MOS HUMB