
LUSHNJE- Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është paraqitur sërish në SPAK. Teksa futej në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tushe ishte i shoqëruar nga avokati i tij. Burime për ZËRI bënë me dije Tushe po hetohet për fshehje pasurie, ndaj edhe sot në SPAK ka shkuar për të dhënë llogari para hetuesve.
Tushe u dënua po nga SPAK me 3 vite e 4 muaj burg për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim. Dënimin, Tushe e ka shlyer me afatet e paraburgimit dhe fitoi lirinë në muajin janar të këtij viti. Por mesa duket ka ende probleme me SPAK.
-
Fatos Tushe sërish në SPAK, kësaj here për fshehje pasurie
10 Prill, 10:06 -
-
Analiza e VOA: Viti 2023 në Shqipëri, nën shenjën e SPAK-ut
31 Dhjetor, 08:54