Video

Garë e ngushtë tek votat e Diasporës, Opozita në avantazh

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 117 vota ndërsa Partia Mundësia 35 vota.

F.m
Garë e ngushtë tek votat e Diasporës, Opozita në avantazh
Foto Ilustruese

TIRANË- Vijon numërimi i votave të Diasporës. Rezultatet e deritanishme flasin për një garë të ngushë mes Partisë Socialiste dhe koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madheshtore. Deri më tani janë numëruar 1660 zarfe dhe Opozita kryeson me 726 vota kundrejt 705 që ka marrë Partia Socialiste.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 117 vota ndërsa Partia Mundësia 35 vota. Të fundit renditen Partia Socialdemokrate me 34 vota dhe Lëvizja Bashkë me 21 vota. Debati për votat e Greqisë vijon ende dhe numërimi është ndërprerë. PD ka kërkuar që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët që jetojnë në Greqi të lihet mënjanë, pasi pretendojnë se nuk janë plotësuar nga votuesit. Kjo kërkesë është pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Poll

MOS HUMB