Video

‘Vora e nxehtë’, Noka përplaset me Xhabaftët, qendra mbetet pa vëzhgues

Noka pretendonte se Xhabafti bashkë me shoferin dhe një tjetër person po tjetërsonin vullnetin e qytetarëve, ndërsa vetë ata janë shprehur se po votojnë si qytetarë të thjeshtë dhe se deputeti po i pengonte.

F.m
‘Vora e nxehtë’, Noka përplaset me Xhabaftët, qendra
Foto Ilustruese

TIRANË- Vora ka qenë një nga ‘pikat e nxehta’ në këto zgjedhje parlamentare të 11 majit. Gjithçka nisi në orët e paradites kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përplas me një grup qytetarësh në qendrën e votimit në Vorë. Një prej tyre u identifikua si Bert Xhabafti, familje e shënjestruar nga kryedemokrati Sali Berisha si ‘mafiozë’, i cili ka paralajmëruar dhe shpalljen e tyre si ‘terroristë’.

Noka pretendonte se Xhabafti bashkë me shoferin dhe një tjetër person po tjetërsonin vullnetin e qytetarëve, ndërsa vetë ata janë shprehur se po votojnë si qytetarë të thjeshtë dhe se deputeti po i pengonte. I pranishëm në konflikt ishte dhe një person i identifikuar si Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa. Këtë gjë e konfirmoi dhe një nga komisionerët në Vorë. Asllanaj është një person me precedent penalë. Ai është kapur më herët me pistoletë në një makinë të blinduar dhe shuma parash. Megjithatë, në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit u bë me dije se nën hetim është vendosur vetëm Noka për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ndërkohë KQZ ka revokuar akreditimet e të gjithë vëzhguesve në qendrën e votimit në Vorë, qendër që aktualisht po monitorohet vetëm nga mediat dhe ndërkombëtarët.

Poll

MOS HUMB