Video

Java politike: Deklaratat për negociatat me BE, interpelancat në Kuvend dhe masat e qeverisë

Të enjten u zhvillua seanca parlamentare, ku pati dy interpelanca.

Loreta Koleci
Java politike: Deklaratat për negociatat me BE, interpelancat në
Foto ilustruese

TIRANË- Java politike në Shqipëri nisi me deklaratën e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha. Ministri i Jashtëm iu përgjigj akuzave të Sali Berishës duke thënë se nëntë vendet e Bashkimit Evropian kishin thjesht disa pyetje shtesë dhe se procesi nuk është bllokuar. Të hënën, opozita organizoi Foltoren e radhës para Kryeministrisë, ku kreu i opozitës Sali Berisha akuzoi qeverinë për pengimin e negociatave dhe paralajmëroi se protesta e 17 prillit do të jetë një leksion për qeverinë Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Gjatë javës, Rama mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste në kuadër të turit 'Punët e Shqipërisë', duke kërkuar më shumë angazhim në terren për deputetët dhe ministrat. Rama paralajmëroi se së shpejti do të jetë edhe ai vetë në terren për të takuar nga afër qytetarët në të gjithë vendin.

Të enjten u zhvillua seanca parlamentare, ku pati dy interpelanca. Deputeti Erion Braçe ngriti shqetësimin e fermerëve për qumështin duke denoncuar problemet e detyrës dhe refuzimin e prodhimit nga kompanitë. Ai tha se në janar pati një fushatë dezinformimi ku thuhej se qumështi i fermerëve kishin aflatoksinë. Deputeti shtoi se blegtorët e Bubullimës akuzojnë kompaninë Lufra, e cila nuk ua merr prodhimin. Në përgjigje, ministri i Bujqësisë Andis Salla nuk dha një përgjigje konkrete për pyetjet e Braçes, por tha se Shqipëria ka filluar të implementojë standartet e Bashkimit Europian në bujqësi.

Në interpelancën e radhës u diskutua edhe paga e mësuesve. Deputetja e opozitës Erisa Xhixho kërkoi sqarim për trajtimin financiar të mësuesve. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro iu përgjigj Xhixhos duke sqaruar se problemi është korrigjuar me ndryshimet ligjore dhe se mijëra punonjës tashmë trajtohen në mënyrë të barabartë. Gjatë seancës shumica parlamentare rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe për ARRSH-në.


Java u mbyll me mbledhjen e qeverisë ku njoftua monitorimi i çmimeve në treg për frutat dhe perimet për të shmangur çdo abuzim. Gjithashtu ministrja Kumbaro njoftoi se qeveria ka gati një fond prej 500 milion lekësh për mësuesit që do japin mësim jashtë orarit si pjesë e mbështetjes për arsimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB