
TIRANË- Humori i zi duket se ishte një mënyrat sesi mjekët e spitalit Onkologjik në Tiranë, trajtonin rastet dhe pacientët e tyre. Gazetari Osman Stafa ka publikuar një tjetër episod me komunikime mes mjekëve mes mjekëve të Onkologjikut, ku theksohet mungesa e dozave të ilaçve dhe problemet e tjera që hasnin me pacientët. Për shembull, në një rast flasin për një paciente nga Lushnja, e cila shkon në Tiranë për të marrë kurën, e cila i jep alergji. Mjekët me njëri-tjetrin sugjerojnë që të ndiqet në spitalin e Fierit. Arsyeja? Sepse ka "varrezat me afër". Por nuk mbaron me kaq! Flasin edhe për mungesën e ilaçeve dhe sërish duke qeshur me njëri-tjetrin shkruajnë se nga 10 pacientë, 9 do i çojnë në varreza dhe vetëm njëri do të marrë medikamentin.