
MIRDITË- Kristjan Marku alias Kristjan Bashaj dhe Aleksandër Senaj janë shpallur në kërkim pasi kanë dhunuar pronarin e një karburanti në Mirditë. Dy të rinjtë kishin refuzuar të paguanin furnzizimin e automjetit me karburant dhe kur pronari i kërkoi pagesën ata e kanë kërcënuar me armë zjarri. Aleksandër Senaj nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. 28-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për “tentativë vrasjeje”, pasi është përfshirë në një ngjarje kriminale në gusht të këtij viti. Aleksandër Senaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të një Audi në fshatin Dukagjin i Ri, më 11 Gusht. Në mjetin “Audi” udhëtonte Sebastjan Mallkuqi (Ajazi). Në pranga u vendos shënjestra e atentatit, 30-vjeçari me dy mbiemra, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak. Ndërsa autori i ngjarjes Aleksandër Senaj u shpall në kërkim nga policia.