TIRANË- Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor që u nevojitet. Në vitin 2024, 8% e popullsisë 16 vjeç e lart raportoi se nuk kishte kryer një ekzaminim mjekësor të nevojshëm, sepse ishte shumë i shtrenjtë. Në të dhënat më të fundit të disponueshme të Eurostat, vetëm Greqia ka një nivel më të lartë, me 8.8% në vitin 2025. Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2025 ishte vetëm 1%. Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se pengesat për marrjen e kujdesit në Shqipëri nuk kufizohen vetëm te sistemi shëndetësor. Edhe në raport me Ballkanin Perëndimor, Shqipëria ka nivelin më të lartë të mosmarrjes së ekzaminimeve për shkak të kostos.
/ZËRI