
TIRANË- Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta mesditën e djeshme, si pasojë e një arresti kardiak. Homazhet për Bogdanin u mbajtën në hollin e Kuvendit, ndërsa trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, në Sharrë. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD janë ulur në gjysmështizë. Pjesë e homazheve për Bogdanin ishin deputetët e të gjithë forcave politike, si dhe krerët më të lartë të shtetit dhe institucioneve publike. Gerti Bogdani arriti që të linte gjurmë në politikën shqiptare, veçanërisht për modelin e të riut eskelent, që zgjodhi të angazhohej dhe të jepte kontributin e tij në vendlindje, pas shkollimit jashtë vendit. Bogdani la pas dy prindërit, vëllain, bashkëshorten e tij Edlira Çepani si dhe dy fëmijë të mitur.
/ZËRI