
Adriana Kalaja
TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur hetimet për avokaten Adriana Kalaja, e cila jo pak herë ka tërhequr vëmendjen përmes deklaratave të saj të forta. Një ditë më parë, ish-kandidatja për Bashkinë e Tiranës nga radhët e Partisë Demokratike, teksa ishte e pranishme në protestën e Opozitës përballë Bashkisë, tha se kryeministrit Edi Rama i kishte vënë pistoletën në kokë. Ajo i referohej një fotoje ku shfaqet duke bërë qitje në një poligon. Kjo deklaratë është bërë dhe shkak që policia të nisë hetimet ndaj Kalasë për kanosje për shkak të detyrës ndaj kryeministrit Edi Rama.
Poll