Video

Plani i grupit 'Çopja’ për vrasjen e ‘xhuxhit’

Në bisedat e zhvilluara në aplikacionin Sky ECC nga Franc Çopja, Mikael Qosja, Guri Biba, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar, janë përftuar të dhëna lidhur me ndjekjen dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e Everest Çaka në qytetin e Elbasanit.

Redaksia Zëri
Plani i grupit 'Çopja’ për vrasjen e
Hajdar Çopja dhe Everest Çaka

TIRANË- Everest (Ibrahim) Çaka u ekzekutua me 12 plumba më 11 maj në makinë, në sy të gruas më 11 maj 2021. Çaka kishte lidhje familjare me vëllezërit Arben Spahiu, Ardit (Arjan) Spahiu dhe Rigers Spahiu, kjo ka qenë dhe arsyeja që ky shtetas është futur në listë për t'u vrarë nga organizata Çopja, pikërisht për të eliminuar njerëzit që i rrinin afër grupit Alibej.

Në bisedat e zhvilluara në aplikacionin Sky ECC nga Franc Çopja, Mikael Qosja, Guri Biba, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar, janë përftuar të dhëna lidhur me ndjekjen dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e Everest Çaka në qytetin e Elbasanit. Më datë 16.01.2020, Mikael Qosja bisedon me Franc Çopjan, të cilit i dërgon një bisedë të zhvilluar ndërmjet tij dhe shtetasit Guri Biba, për të cilin i tregon shtetasit Franc Gergely (Çopja), se Guri Biba e shikon çdo ditë ‘xhuxhin’.

Në vijim të bisedave ndërmjet tyre Qosja e pyet shtetasin Francin nëse duhet ta ekzekutojnë xhuxhin (Everest Çaka). Sipas shtetasit Mikael Qosja (Kamami) është më mirë ta mbarojnë direkt (ta ekzekutojnë)./ZËRI

Poll

MOS HUMB