Video

Altin Dumani firmos lëvizje paralele për prokurorët e SPAK-ut

Në total, aktualisht SPAK-u ka 20 prokurorë të cilët funksionojnë në tre seksione.

F.m
Altin Dumani firmos lëvizje paralele për prokurorët e SPAK-ut
Altin Dumani

TIRANË- Me plotësimin e vakancave në Prokurorinë e Posaçme, kreu i SPAK Altin Dumani ka bërë ndryshime në dy seksionet hetimore që funksionojnë në këtë institucion. Dy prokurorët Ervin Kondili dhe Manjola Kajana që kanë shërbyer për gati 5 vite me radhë në Seksionin e Krimit Financiar dhe Shpërdorimit të Detyrës, me urdhër të Dumanit janë larguar, duke u transferuar në Seksionin Hetimor të Krimit të Organizuar. Ndërsa në vend të tyre tek seksioni hetimor i krimit financiar janë emëruar dy prokurorët e rinj që erdhën në SPAK në fillim të muajit Gusht, Anita Jella dhe Bledar Maksuti. Në total, aktualisht SPAK-u ka 20 prokurorë të cilët funksionojnë në tre seksione që janë Seksioni Kundër Krimit Financiar, Seksioni Kundër Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë.

Poll

MOS HUMB