
TIRANË- Privatizimi i pronave shtetërore është kthyer në një "thembër të Akilit" për zyrtarët shqiptarë, të cilët po u tunden prangat për shkak të akteve që kanë ndërmarrë kur në dorë kanë pasur pushtetin. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është i fundit që ka rënë në rrjetën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit, një prej personave politikë më të pushtetshëm që ka pasur vendi, akuzohet për korrupsion pasiv dhe si pasojë i është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit pasi akuzohet për korrupsion pasiv gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.
Megjithatë nuk është i vetmi (ish) zyrtar i lartë që është kapur në abuzim me pronat shtetërorë që shumë herë kanë “kaluar” tek privatët, gjithmonë në dëm të shtetit. Në proces, po ashtu si Berisha, janë edhe ish-zv.kryeministri i vendit Arben Ahmetaj dhe po ashtu, ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Më poshtë, “Zëri.ai” ka listuar disa prej dosjeve më të bujshme të privatizimit që po hetohen aktualisht nga struktura më e re e drejtësisë.Deri më tani, ka vetëm të marrë në pyetje dhe të akuzuar, por a do ketë dënime?/Zëri.ai