Video

Prokurori Bledar Valikaj pyetet dy orë në SPAK

Emri i Valikajt, si i lidhur me këtë dosje është përmendur publikisht dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili akuzoi nga foltorja e Kuvendit dhe paralajmëroi se deputetja Felaj do të thirret për të dhënë sqarime për çështjen nga autoritetet ligjzbatuese.

F.m
Prokurori Bledar Valikaj pyetet dy orë në SPAK
Bledar Valikaj

TIRANË- Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, njëherësh bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj, është thirrur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai ka hyrë në godinën e SPAK, rreth 08:54, ku dorëzoi sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të hetuesisë, dhe ka dalë prej andej pas afro dy orësh. Në mënyrë jozyrtare mësohet se Valikaj do të merret në pyetje në lidhje me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka. Emri i Valikajt, si i lidhur me këtë dosje është përmendur publikisht dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili akuzoi nga foltorja e Kuvendit dhe paralajmëroi se deputetja Felaj do të thirret për të dhënë sqarime për çështjen nga autoritetet ligjzbatuese. Sa i takon dosjes ‘Zarka’, e cila deri tani është mbajtur në mënyrë hermetike nga ana e SPAK, dyshohet se në të janë përfshirë personazhe të drejtësisë, të kapur në përgjime. Prokurorët dyshohet se kanë marrë rryshfet, dhe kanë tentuar mbylljen e hetimeve për dosjen Toyota Yaris.

Poll

MOS HUMB