Video

Rama i ftoi në tryezë, magjistratët çojnë në 'Kushtetuese' ligjin e ri për pagat

Kreu i qeverisë i ftoi publikisht magjistratët në një tryezë të përbashkët, një ditë pas miratimit në Kuvend të projektligjit për pagat e magjistratëve me 84 vota pro, që parashikon rritjen e pagës referuese me rreth 8,500 lekë.

zh.ll
Rama i ftoi në tryezë, magjistratët çojnë në
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u ka dërguar ftesë institucioneve të drejtësisë për një takim për çështjen e pagave të magjistratëve, më 28 shtator, në orën 12:00, në Kryeministri. Në letrën drejtuar institucioneve të drejtësisë, theksohet se nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihet një qasje e përbashkët institucionale për mekanizmin e pagave në sistemin e drejtësisë. Por nga ana tjetër, ashtu siç kishin paralajmëruar më herët, shoqatat e gjyqtarëve kanë dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e ri që miratoi Kuvendi i Shqipërisë lidhur me pagat e magjistratëve. Sipas kërkesës së depozituar sot, shoqatat kërkojnë pezullimin e zbatimit të ligjit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Kreu i qeverisë i ftoi publikisht magjistratët në një tryezë të përbashkët, një ditë pas miratimit në Kuvend të projektligjit për pagat e magjistratëve me 84 vota pro, që parashikon rritjen e pagës referuese me rreth 8,500 lekë. Menjëherë pas miratimit në Kuvend, ligji u dekretua nga presidenti Bajram Begaj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB