
TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar sërish kontroll në “Kodrën e Diellit”. Pamjet tregojnë agjentët në këtë zonë. Kontrolli mësohet se është ushtruar në apartamentin që ndodhet një kat mbi shtëpinë e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Këto kontrolle vijnë në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për disa çështje të ndryshme, përfshirë edhe dosjen e inceneratorëve. Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste./ZËRI