Video

SPAK kërkon 3 muaj kohë shtesë për hetimin e Çyrbjas

Seanca për një vendimmarrje është lënë për në datën 25 prill.

F.m
SPAK kërkon 3 muaj kohë shtesë për hetimin e Çyrbjas
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar edhe tre muaj kohë shtesë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja. SPAK po pret marrjen e letërporosive që ka nisur në disa prej agjencive jashtë vendit. Seanca për një vendimmarrje është lënë për në datën 25 prill.

Jurgis Çyrbja la mandatin dhe u vu në pranga pasi rezulton se ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim. Gjithashtu, Çyrbja akuzohet se ka siguruar strehë për Altin Hajrin, një person që është shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës si dhe ka informuar subjekte të drejtësisë për lëvizjet e operacionet e Policisë së Shtetit, në mënyrë që tu shpëtonin prangave. Një prej tyre është edhe Kreshnik Farruku alias Kreshnik Budlla.

Poll

MOS HUMB