
TIRANË- Punëtorët e Shein janë ende duke punuar 75 orë në javë, pavarësisht se kompania u vu në alert nga grupi zviceran i avokimit Public Eye. Sipas grupit, i cili intervistoi 13 punonjës nga gjashtë fabrika në Kinë që furnizonin Shein, puna jashtë orarit të tepërt ishte ende e zakonshme për shumë punëtorë. Të intervistuarit, nga mosha 23 deri në 60 vjeç, thanë se ata punonin mesatarisht 12 orë në ditë, të cilat nuk përfshinin pushimet për drekë dhe darkë. Ata thanë se zakonisht punojnë gjashtë deri në shtatë ditë në javë. Shein është rritur me shpejtësi që kur u themelua në vitin 2008 dhe ishte një nga shumë bizneset në internet që lulëzoi gjatë bllokimeve të pandemisë Covid. Marka pranoi se kjo çështje ishin një sfidë e zakonshme për market e prodhuesit dhe jo vetëm për Shein. Punëtorët gjithashtu pretenduan se pagat e tyre nuk kishin ndryshuar dhe luhateshin midis 663 deri në 1,104 £ në muaj.