
FIER- Lorenc Gropa, me detyrë efektiv i Policisë së Fierit ka rënë këtë të shtunë në prangat e Agjencisë së Mbikqyerjes Policore pasi akuzohet për kultivim dhe trafikim të drogës. Bashkë me të në pranga kanë rënë dhe tre persona të tjerë, konkretisht, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, 2 armë zjarri dhe 11 aparate celularë.
Efektivi dhe bashkëpunëtorët e tij janë kapur "mat" nga një agjent i infiltruar i cili ka bërë blerje të lëndës narkotike në lokal./ZËRI