Video

Shkëmbim zjarri mes fqinjëve në Shkodër

Policia ka zbardhur ngjarjen ku njofton se autorët janë fqinjë dhe pas një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri njëri-tjetrin.

F.I
Shkëmbim zjarri mes fqinjëve në Shkodër
foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë vendosur në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e 25 qershorit në Shkodër. Policia ka zbardhur ngjarjen ku njofton se autorët janë fqinjë dhe pas një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri njëri-tjetrin. Konkretisht Ndoc Lufi 67 vjeç dhe Aleksandër Fojleta, 27 vjeç, pas konfliktit me njëri-tjetrin kanë qëlluar edhe me armë zjarri në shenjë kërcënimi, në lagjen “Tre Heronjtë”. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së Lufit dhe një automjet i parkuar në oborr. Gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit blutë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, ndërsa në banesën e 27-vjeçarit gjetën municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB