Video

Shpërthim i fuqishëm vullkanik, flakë e tym në ajër

Pamjet e regjistruara tregojnë llavën e nxehtë, që ngrihet në lartësi deri 50 m.

D.XH
Shpërthim i fuqishëm vullkanik, flakë e tym në ajër
Shperthimi vullkanik ne Islande

ISLANDË – Vullkanet kanë nisur të shpërthejnë sërish në Islandë. ‘Shatërvanët’ e llavës kanë dalë nga një çarje tokësore në Islandën jugperëndimore, në shpërthimin e tretë vullkanik, që nga dhjetori.

Pamjet spektakolare nga gadishulli Reykjanes treguan ‘shkëmbinj të shkrirë’, që rrjedhin përgjatë një çarjeje të vlerësuar në 3 km (1.86 milje), pranë Sylingarfell. Lartësisë e llavës ishin më shumë se 50 metra në ajër, të dëshmuara nga një helikopter i rojes bregdetare, që fluturonte mbi gadishull, herët në mëngjesin e së enjtes.

Qyteti i afërt i Grindavik ishte evakuuar tashmë gjatë shpërthimit të fundit më 14 janar, dhe të enjten mysafirëve iu tha të largoheshin nga banja e njohur gjeotermale Blue Lagoon, për shkak të shpërthimit të fundit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB