Video

SPAK merr në dorë masakrën e Dobraçit

Përveç identitetit të porositësve, autorëve dhe të gjithë të përfshirëve në masakrën e Dobraçit, misteri që pritet të zbardhet është edhe identiteti i personit të tretë që ndodhej në makinë me Licin dhe Bushatin, i cili dyshohet se ka qenë Ibrahim Lici dhe se mund të ketë qenë ai shënjestra e sulmit.

F.m
SPAK merr në dorë masakrën e Dobraçit
Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura Basha dhe Bashkim Basha

TIRANË- 12 ditë pas masakrës së ndodhur në Dobraç që përfundoi me vdekjen e katër personave, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në dorë hetimet pas dyshimeve se organizatorët janë një grup kriminal. Sot, Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencë për ngjarjen që tronditi vendin, duke e kaluar në SPAK dosjen dhe pritet që të zbardhet ekzekutimi me breshëri plumbash i Hamza Licit e Arlind Bushatit si dhe vdekja e dy viktimave të pafajshme, Bashkim dhe Flutura Basha. Përveç identitetit të porositësve, autorëve dhe të gjithë të përfshirëve në masakrën e Dobraçit, misteri që pritet të zbardhet është edhe identiteti i personit të tretë që ndodhej në makinë me Licin dhe Bushatin, i cili dyshohet se ka qenë Ibrahim Lici dhe se mund të ketë qenë ai shënjestra e sulmit. Për kapjen e këtij të fundit janë ushtruar kontrolle në disa klinika private në Shkodër, Vlorë dhe Fier, pasi ka dyshime të forta se Lici ka mbetur gjithashtu i plagosur nga breshëria e armëve të zjarrit. Ibrahim Lici është në kërkim edhe për vrasjen e Endri Mustafës. Deri më tani, Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin, të cilët kanë pasur rolin e transportuesit dhe vëzhguesit në këtë atentat.

Poll

MOS HUMB