Video

Arrestohet bosi i kompanisë “Airport Taxi”, Dashamir Kullaj

Hetimi i kryesuar nga prokurori i Tiranës, Ridvan Suka, ka zbuluar mjaft raste që përmes taksive të kompanive “Airport Taxi” që kontrollohet nga Dashamir Kullaj, janë transferuar nga njëri vend në tjetrin disa emigrantë sirianë, palestinezë e shumë të tjerë.

F.m
Arrestohet bosi i kompanisë “Airport Taxi”, Dashamir Kullaj
Dashamir Kullaj

TIRANË- Dashamir Kullaj, bosi i kompanisë së taksive “Airport Taxi” në Rinas dhe firmës “Theatri inn Tirana” është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik emigrantësh. Sipas hetimeve të prokurorisë së Tiranës, Kullaj, është pjesë e grupit të personave që koordinosheshin nga siriani Muhammed Alfahel, Ahmet Kensowa dhe shqiptarit, Klaudio Mano. Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno raporton se në plot 8 raste trafikimi emigrantësh, Dashamir Kullaj rezulton të jetë pritës në Rinas. Por, pavarësisht se prokuroria i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, aktualisht Kullaj po qëndron në ambientet e një spitali në Tiranë, për shkak të problemeve që ka pasur. Hetimi i kryesuar nga prokurori i Tiranës, Ridvan Suka, ka zbuluar mjaft raste që përmes taksive të kompanive “Airport Taxi” që kontrollohet nga Dashamir Kullaj, janë transferuar nga njëri vend në tjetrin disa emigrantë sirianë, palestinezë e shumë të tjerë. Fitimet e këtij grupi që sillte emigrantë nga Egjipti, Nepali, dhe vendet e Lindjes së Mesme, varionin nga 10 deri në 15 mijë euro për person. Klandestinët e këtyre vendeve hyjnë në teritorin shqiptar nga Greqia, duke u akomoduar për disa ditë në disa baza të fshehta të grupit dhe më pas me mjete transporti “taxi” ose furgonë, kalojnë përmes territorit Shqiptar, duke kaluar më pas në mënyrë të jashtëligjshme në Malin e Zi dhe Kosovë.

 
Poll

MOS HUMB