Video

Stuhia e breshërit 'shkatërron' qytetin në Siçili

Përmasat e breshërit arritën në madhësi rekord, me copat që shkuan sa një topi tenisi.

i.h.
Stuhia e breshërit 'shkatërron' qytetin në
Pamjet e breshërit

ITALI- Dëme të mëdha ka pësuar qyteti i San Biaggio Platani-t, në ishullin e Siçilisë, si pasojë e një stuhie të fortë me shi e breshër. Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Salvo Cocini, breshëri shkatërroi gjysmën e qytetit dhe u shkaktoi dëme të mëdha fushave të ullirit dhe plantacioneve me fistika.

Përmasat e breshërit arritën në madhësi rekord, me copat që shkuan sa një topi tenisi.

Banorët janë këshilluar që të mos dalin nga shtëpitë, si pasojë e motit të keq dhe stuhisë së fuqishme që goditi këtë qyteti italian. Siçilia kaloi momente të vështria, ndërsa dy persona humbën jetën si pasojë e zjarreve të mëdha.

Edhe në zonën e Palermos ka pasur rreshje të mëdha që kanë krijuar vëshirësi në qarkullim e rrezik për përmbytje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB