Video

Veliaj "furtunë" në Bashkinë e Tiranës, shkarkon 12 drejtorë

Ndryshimet kanë ardhur në kuadër të strukturimit të Bashkisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të bëhen vitin që vjen.

F.m
Veliaj "furtunë" në Bashkinë e Tiranës, shkarkon
Erion Veliaj

TIRANË- Erion Veliaj ka nisur një "furtunë" shkarkimi në Bashkinë e Tiranës. Nga detyra janë shkarkuar 12 drejtorë, të cilët janë zëvendësuar menjëherë nga pasardhësit e tyre. Bëhet fjalë për drejtuesit e UjësjellësKanalizimë Tiranë, Polici Bashkiake, Qytet Studenti, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Parkingje, Kopshti Zoologjik, Qendrat Sociale dhe Muzeumet. Ende nuk dihen emrat, të cilëve u është besuar drejtimi i disa prej departamenteve të Bashkisë së Tiranës. Ndryshimet kanë ardhur në kuadër të strukturimit të Bashkisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të bëhen vitin që vjen. Në këto zgjedhje, Veliajt edhe njëherë i është besuar posti i drejtuesit politik të qarkut të Tiranës.

Poll

MOS HUMB