Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit në plazhin e 'Principotes. Mediat e huaja raportojnë se miqtë e 20-vjeçarit të ndjerë kanë rrëfyer se Mendes ndërhyri pasi pa një grua që po shqetësohej nga një grup personash. Sipas dëshmisë së tyre, 20-vjeçari ishte i pari që tentoi të qetësonte situatën dhe të ndalonte ngacmimin. Në grupin që dyshohet se po shqetësonte gruan ndodhej edhe Sokrat Vata, autori kryesor i dyshuar i vrasjes së turistit. Nga ana tjetër truproja i 'Principotes', Sokrat Vata ka deklaruar se thika fillimisht ka qenë në duart e turistit portugez dhe se ai ia ka marrë gjatë konfliktit. Sipas tij, ai u kërkuar të rinjve mbanin qetësi por ishte e pamundur dhe ka nisur konflikti.
/ZËRI