Video

Zbulohet pas tre muajsh sulmi në kompaninë “ONE”

Rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës 'ONE' në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

F.m
Zbulohet pas tre muajsh sulmi në kompaninë “ONE”
Foto nga sulmi

TIRANË- Një sulm i ndodhur në kompaninë telefonike “ONE” është mbajtur i fshehtë nga vetë punonjësit dhe drejtuesit e institucionit. Policia, në një njoftim zyrtar, bën me dije se ka nisur hetim ndaj 7 punonjësve të sigurisë fizike dhe drejtuesit të njërit prej departamenteve të një prej pikave të kompanisë telefonike 'ONE' në Tiranë. Asnjë prej tyre nuk e ka raportuar ngjarjen e ndodhur që në dhjetor të vitit 2024. Rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës 'ONE' në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Por, punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese. Ai dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Mësohet se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por as ata nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Poll

MOS HUMB