Aktualitet

Vrau të atin me tel, e ëma fshehu gjurmët! Prokuroria e Fierit dëgon në gjyq Ermalinda Ramën

Prokuroria njofton se Rama vrau të atin duke e mbytur me një lak teli, ndërsa nëna e saj dhe bashkëshortja e 56-vjeçarit të ndjerë, pastroi ambjentin ku u gjet viktima dhe lau trupin e tij, për të fshehur gjurmët e vrasjes.

F.I

 

-900-0-1754139045x900-0-1753703743x640-0-dewatermarkai-1753699564028-1753699634-739-194.jpeg
Çlirim Dogani dhe Ermalinda Rama

FIER-Prokuroria e Fiert ka mbyll hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ermalinda Ramën, 26-vjeçaren e cila vrau babain e saj, Anesti Ramën, ngjarje e ndodhur më 24 korrik. Rama akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa nëna e saj, Valbona Rama për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.” 

Prokuroria njofton se Rama vrau të atin duke e mbytur me një lak teli, ndërsa nëna e saj dhe bashkëshortja e 56-vjeçarit të ndjerë, pastroi ambjentin ku u gjet viktima dhe lau trupin e tij, për të fshehur gjurmët e vrasjes. Lidhur me ngjarjen u arrestua edhe Çlirim Dogani 55-vjeç, banues në fshatin Arapaj të Roskovecit. Sipas bluve, Dogani ka bashkëpunuar me Ramën për të mbytur me tel babain e saj Anesti Rama.

Ngjarja ndodhi me 24 korrik, ku 26-vjeçarja mbyti me tel babain e saj. Në deklarimin e parë të saj Emalinda Rama u shpreh përpara efektivëve se i ati ishte rrëzuar në shtëpi aksidentalisht dhe kishte ndërruar jetë. Por shenjat në fytin e Anesti Rama, 56 vjeç, bënë që Policia e Fierit të dyshonin se kishin të bënin me një vrasje dhe jo me ngjarje aksidentale.

Nga këqyrja e kufomës u konstatua se trupi i pajetë kishte shenja dhune edhe në pjesët intime. Vrasja dyshohet të jetë menduar mirë nga nënë e bijë. E gjitha kjo pasi të dyja e kishin dërguar dy ditë më parë tek kardiologu me qëllim që të justifikonin vdekjen e Anesti Ramës. Pas zbardhjes së krimit, Emelinda Rama e ka pranuar vrasjen dhe ka deklaruar se babai i saj ishte fanatik, nuk e linte të dilte dhe ndaj ishte detyruar të ndërmerrte aktin ekstrem.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.R. për vrasjen e babait të saj dhe të ëmën për fshehjen e gjurmëve të krimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 79/a të Kodit Penal dhe shtetasen V.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal nr.1073/2025, rezultoi se më 23/07/2025, në banesën e familjes, në fshatin Frashër, Patos, shtetasja E.R. ka vrarë babain e saj, shtetasin A.R., duke i shtrënguar qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes dhe përpara mbërritjes së shërbimeve të policisë, shtetasja V.R., bashkëshortja e viktimës dhe nëna e të akuzuarës, ka kryer veprime për pastrimin e ambientit ku u gjet viktima dhe për larjen e trupit të tij. Këto veprime kanë pasur si qëllim ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Nga analiza e deklarimeve të administruara, rezultateve të ekspertimit mjeko-ligjor, këqyrjes së vendit të ngjarjes, sendeve të sekuestruara dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Pëtgjithshëm Fier arriti në përfundimin se shtetasja E.R. ka kryer veprimet që kanë sjellë vdekjen e babait të saj, ndërsa shtetasja V.R. ka kryer veprimet e mësipërme me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Poll

MOS HUMB