Politikë

10 ditë përjashtim për Berishën dhe 60 ditë për 6 deputetë të PD, 'Etika' shqyrton sot kërkesën e PS

Sipas kërkesës, socialistët argumentojnë se gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka përdorur gjuhë joparlamentare dhe nxitëse të dhunës, pasi u shpreh se plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës që përdoren gjatë protestave duhet t’u hidhen deputetëve të Partisë Socialiste. 

zh.ll
10 ditë përjashtim për Berishën dhe 60 ditë për 6
pamje nga seanca e djeshme

TIRANË- Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot online për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socalistë për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kaosit në seancën e djeshme të Kuvendit.

Konkretisht, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të kryedemokratit Sali Berisha nga punimet e Kuvendit, si dhe për përjashtimin me nga 60 ditë të 6 deputetëve të tjerë demokratë, Bledion Nallbatit, Blendi Himçit, Xhelal Mziut, Albana Vokshit, Ivi Kasos dhe Klodiana Çapjas.

Sipas kërkesës, socialistët argumentojnë se gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka përdorur gjuhë joparlamentare dhe nxitëse të dhunës, pasi u shpreh se plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës që përdoren gjatë protestave duhet t’u hidhen deputetëve të Partisë Socialiste.

Sa u përket gjashtë deputetëve të tjerë, PS kërkon masa disiplinore për shkak të përfshirjes së tyre në tensionet e seancës së djeshme, me ndezjen e flakadanëve, bllokimi i foltores dhe hedhja e sendeve të ndryshme në drejtim të ministriave dhe kryeministrit Edi Rama, i cili ishte prezent në seancë për disa minuta. 

Ndërkohë që disa deputetë të tjerë, mes të cilëve kreu i grupi parlamentar PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi, vijojnë të jenë të përjashtuar me 60 ditë. 

MOS HUMB