TIRANË- Presidenti Bajram Begaj nisi sot takimet konsultative me forcat politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore 2027. I pari që nisi serinë e takimeve ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili mbërriti rreth orës 09:00 në Pallatin e Brigadave. Mësohet se takimi mes tyre ka zgjatur më pak se 30 minuta, ku sipas burimeve, Balla i ka thënë kreut te shtetit se "PS është e gatshme për çdo datë përveç 2 Majit".
Në orën 11:00 pritet takimi i Begajt me përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi e më pas me partitë e tjera. Takimi do të zhvillohet në Presidencë.
Ndërkohë, partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve./ZËRI
